Moderatorja, Luana Vjollca sot feston ditëlindjën e saj të 30-të.
Mbrëmë moderatorja së bashku me shoqërinë e saj ka festuar ditëlindjen e saj jubilare, deri në orët e vona të natës, në një ambient veror, të kuruar deri në detaje.
Të pranishëm në mbrëmje ishin Arber Bytyqi, Blerina Kllokoqi Rugova e miq të tjerë, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës së Brunos dhe të Klajdit nga “Threedots”


Por kush mungoi në këtë natë të veçantë të moderatores?
U vërejt gjithashtu mungesa e Marina Vjollcës, e cila gjendet në pushime, por dhe pse nga larg nuk ka munguar urimi i saj për Luanën.
“Happy birthday to a sister who has the best sister💁🏼♀️in the world!🤣 Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund❤️”, ka shkruar Marina krahas fotos së bashku me Luanën.


