Luana Vjollca plot sharmë dhe elegancë nga pushimet në Mykonos

PUBLIKUAR

Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet në Mykonos të Greqisë.

Moderatorja e njohur ka sjellë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë anash theksimin e linjave.

Edhe këtë herë nuk ishte më ndryshe, Luana ka pozuar në disa imazhe e që në pah vuri format atraktive të turpit. Prezantuesja shqiptare shihet e veshur në një fustan të zi dhe të tejdukshëm, me grim të theksuar dhe buzë të kuqe.

Luana dukej e lumtur dhe plot sharmë, ndërsa është argëtuar në mbrëmjet verore të mbushura me vizitor në Mykonos.

“Gjithçka që më duhet është dashuria jote sonte”, ka shkruar Luana sipër fotografive.

Bukuroshja shqiptare në disa postime që ka bërë gjatë këtyre ditëve deklaroi se pas 8 vitesh po i shijon festat dhe ndejat muzikore, pasi gjithë këto vite ishte e përkushtuar në karrierë.

Ndërsa, Luana pritet që shumë shpejt të vije me një projekt të ri televiziv, ndonëse ende nuk ka bërë të ditur se në çfarë formati do ta shohim. /Telegrafi

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...