LIVE| Escobari kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm te tre policëve të Kosovës

PUBLIKUAR

15:18 – Escobari kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm te tre policëve të Kosovës

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Këtë ai e ka kërkuar në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Washington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Klankosova.tv.

“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Escobar.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...