Lista Serbe paralajmëron zhvillime pas votimit të Ushtrisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kuvendi i Kosovës të premten ka paralajmëruar seancën plenare në të cilën do të votohet krijimi i Ushtrisë së Kosovës.

Për këtë seancë ka folur kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq i cili ka thënë se pret që Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët deri të premten të ushtrojnë presion të fuqishëm ndaj Prishtinës për t’u tërhequr nga formimi i ushtrisë së Kosovës, raporton Tc Prva.

“Nëse ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serb në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë, nëse krijohet, do të krijojë tym në gjithë rajonin”, ka theksuar Simiq.

Duke folur për reagimin e Listës Serbe ndaj formimit të mundshëm të ushtrisë së Kosovës dhe nëse tashmë janë konsultuar me Beogradin, Simiq ka thënë se deputetët serb janë vazhdimisht duke u konsultuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe qeverinë serbe, transmeton indeksonline.

Sipas Simiqit, përfaqësuesit e Listës Serbe, po presin rrjedhën e seancës të premten dhe nëse kalon votimi për ushtrinë në kuvend, atëherë do të paraqesin ankesë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që së paku në atë mënyrë të shtyjnë procesin.

“Nëse Gjykata Kushtetuese bëhet objektive, profesionale dhe nëse tregon integritetin e saj institucional, është e sigurt se do të shfuqizonte votimin, sepse paraqet shkelje të plotë të kushtetutës së Kosovës”, u shpreh Simiq.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...