Lista Serbe nesër për vizitë në Beograd, takohen me Aleksander Vuçiqin

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vučić, do të mbajë një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petković, përcjell Gazeta Express.

Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës. Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.

Nuk është bërë i ditur motivi i takimit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...