Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, thotë se sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ishte arrestuar për parkim të paligjshëm, e jo për “pengim të personit zyrtar” në protestën e 27 janarit.
“Në fund doli se Dardani ishte arrestuar për parkim të gabuar/paligjshmëm (!?!), pasi që në gjykatë nuk kishte lëndë kundër tij. Çka ishin ato deklarata të Policisë se arrestimi kishte të bënte me ‘pengim të personit zyrtar’? Një lloj diletantizmi i veçantë e ka kapluar Kosovën. Sa më parë që të përfundon ky diletantizëm, aq më mirë do të bëhet”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.


