Lipjanit i konfirmohet edhe një herë si top komuna më transparente në Kosovë

PUBLIKUAR

 

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Kosovës për periudhën janar – qershor 2021, të publikuar sot nga KDI Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe renditet e dyta në nivel vendi.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i lumtur që KDI konfirmon edhe nje herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transaprencë të lartë nënivel vendi, shkruan Komuna e Lipjanit.

“Ndihem mirë kur vlerësohemi për transparencë dhe llogaridhënie, sot Komuna e Lipjanit është renditur si top komuna në transparencë në nivel vendi, por ndihem jashtëzakonisht mirë që zotimin tonë për trasnparencë e llogaridhënie të plotë po e zbatojmë edhe në praktikë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, duke falenderuar edhe bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët lipjanas.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...