Lipjani me 432 fëmijë të lindur jasht martese

PUBLIKUAR

largea_kemba-e-bebit1392407283

Bashkëjetesa është një dukuri e re e cila është shfaqur së fundmi në jetën e çifteve kosovare. Si rezultat i kësaj çiftet edhe lindin fëmijë të cilët nuk janë fryt i një martese të kurorëzuar në ofiqari.  Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Gjakova është qyteti i cili në të cilin më së shumti lindin fëmijë nga martesat jo të kurorëzuara në ofiqari.

Për vitin 2013 kanë qenë më shumë se 10 mijë e 556 fëmijë të lindur jashtë martesës.  Nga ky numër del se në qytetin e Gjakovës janë më shumë se 549 fëmijë, prindërit e të cilëve nuk kanë bërë kurorë në ofiqari. Pastaj prin Malisheva me 542 fëmijë të lindur jashtë martese, Gjilani me 498 fëmijë, Lipjani me 432 si dhe Deçani me 159. Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës muaji korrik ka qenë muaji në të cilin janë kryer më së shumti lindje.

Sipas Agjencisë së Statistikave, Prizreni është qyteti i cili më së shumti ka zyrtarizuar martesat e qytetarëve. Kjo pasi që në këtë qytet gjatë dhjetë viteve të fundit janë bërë më shumë se dhjetëmijë kurorëzime...(Më gjerësisht në gazetën Tribuna) 

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...