Organizata YAHR i ka monitoruar komplet procesin e aprovimit të buxhetit komunal të Lipjanit për vitin 2016, ku Komuna e Lipjanit ka organizuar gjithsej 14 dëgjime buxhetore me qytetarët, nga të cilat 13 janë organizuar nga ekzekutivi dhe 1 nga ana e legjislativit.
Dëgjimet buxhetore janë organizuar në vendbanimet: Gadime , Grackë e vjetër, Rufc, Dobrajë e madhe, Ribarë i madh, Magure , Sllovi, Janjevë, Akllap, Baincë dhe katër dëgjime buxhetore në qytetin e Lipjanit.
Është interesante krahasuar me vitet e kaluara, për herë të parë kryetari i Komunës së Lipjanit nuk merr pjesë në asnjë dëgjim buxhetore me qytetarët dhe të gjitha takimet janë organizuar nga ana e Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa.
Në bazë të grumbullimit të dhënave dhe gjatë procesit monitoruese, kemi konstatuar se prioritetet apo kërkesat kryesore të qytetareve të Komunës së Lipjanit janë :Asfaltimi i rrugëve të fshatit, rregullimin e trotuareve, rregullimi e ndriçimit publike nëpër fshatra, ndërtimin e fushave sportive, zgjidhjen e problemeve me mbeturina, Ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe ujësjellësit etj.
Komuna e Lipjanit edhe pse kishte organizuar 14 dëgjime buxhetore, vetëm një kërkesë e qytetarëve ose 1.92% është përfshirë në planifikim buxhetor për vitin 2016, ndërsa 9 kërkesa ose 16.66 % nuk dihen saktë a janë të përfshira, sepse me planifikimin buxhetore janë paraparë rregullimi i fushave sportive si tërësi dhe nuk kemi specifikim të saktë të lokacionit të projekteve të parapara, po ashtu 43 kërkesa ose 79.62% nuk janë përfshirë fare në planifikimin buxhetore për vitin 2016.
Po ashtu, organizata YAHR ka bërë një krahasim në mes Kornizës Afatmesme Buxhetore 2015-2017 dhe me buxhetin komunal të aprovuar në vitin 2015 për vitin 2016 dhe kemi konstatuar se kemi ndryshime të theksuara.
– Kemi 13 projekte të njëjta të cilat janë të planifikuara në dy kornizat buxhetore,
– Kemi 9 projekt të hequra nga buxheti i vitit 2016 të cilat kanë qenë të aprovuara me KAB 2015-2017 dhe
– Kemi 17 projekte të reja për vitin 2016 të cilat nuk kanë qenë të parapara me KAB 2015-2017.


