Lipjanasi postoi fotografi me armë në Facebook, intervistohet nga policia

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Lipjanit ka intervistuar një person, pas një informacioni se i njëjti kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47.

Policia Kosovës ka njoftuar se në momentin e intervistimit i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë. Me urdhër të prokurorit policia ka bërë edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por arma e lartcekur nuk është gjetur.

Por me këtë rast policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...