Dhuna në familjet kosovare është bërë pothuajse përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje, kryesisht gruaja viktimë.
Raporti plotë nga Policia:
· Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.


