Lipjanasi e bën gruen për spital

PUBLIKUAR

Dhuna në Komunën e Lipjanit ditëve të fundit ka shënuar rritje, LipjaniNews gjatë javëve të fundit ka raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rasti i fundit është raportuar dje ku viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili sipas viktimës ka probleme shëndetësore mendore.

Policia Kosovës njofton se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe strehimi, por e njëjta i ka refuzuar.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.



Më poshtë gjeni rastet e raportuara në LipjaniNews:


Dje në Lipjan ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes, njofton Policia Kosovës.



Në Lipjan viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar dhe kanosur nga vjehrra dhe kunata e saj femra K/Shqiptare.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente Lipjan si dhe është intervistuar në prani të punëtorit të QPS, njofton Policia Kosovës.

Viktima pas intervistimit dërgohet në familjen e saj, kurse dy të dyshuarat pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohen, rasti procedohet në procedurë të rregullt.



Në Lipjan në ora 01:30 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore, njofton Policia Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...