Lipjan, Suspendohet arsimtari i akuzuar për abuzim seksual

PUBLIKUAR

Arsimtari nga Komuna e Lipjanit i cili u akuzua për abuzim seksual të një nxënëseje në shkollën “Emin Duraku” Banullë-Gllogovc, është suspenduar me vendim të Komunës së Lipjanit derisa të përfundojë procesi gjyqësor.

Për këtë gjë kishin reaguar prindërit të fshatit Bujari, organizata jo qeveritare YAHR si dhe Rinia Demokratike dega Lipjan.

Po ashtu edhe drejtori i shkollës  ku ka ndodhur i gjithë rasti mbi të cilin rëndon akuza për moslajmërim të rastit, Komuna ka vendosur ta dërgojë vetëm në Komision disiplinor.

“Njoftohet i gjithë publiku i gjërë se Komuna e Lipjanit respektivisht Drejtoria Komunale e Arsimit, nuk ka pasur asnjë informatë zyrtare me shkrim nga askush, lidhur me rastin për motive të ulëta në një nga shkollat e Komunës së Lipjanit. Menjëher pas marrjes së informatës, DKA ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform ligjit.
DKA në asnjë moment nuk do t’a amnistoj asnjë shkelës të ligjit dhe në këtë rast inkurajon të gjithë nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Lipjanit që të gjitha rastet që janë në kundërshtim me ligjin të adresohen tek organet kompetente”,thuhet në njoftimin e Komunës./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...