Lipjan, shkon në ndërmjetësim lënda ndaj të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, është ndërprerë seanca e shqyrtimit gjyqësor, e paraparë për të martën, ndaj të akuzuarit për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, A.C dhe lënda ka shkuar në procedurë të ndërmjetësimit.

Një gjë e tillë është vendosur pas kërkesës së prokurores A.Sh, e cila ka deklaruar se në bazë të natyrës së veprës penale dhe rrethanave që janë krijuar, afërsia që kanë mes vete palët, ka kërkuar nga gjykata që në bazë të ligjit që e lejon ndërmjetësimin për vepra të tilla, kjo lëndë të shkojë në procedurë të  ndërmjetësimit.

Gjykatësi S.S, pas kësaj kërkese që ka bërë prokurorja në këtë seancë, i njëjti e kërkoi edhe mendimin e të dëmtuarit G.C, i cili deklaroi se në konsultim me përfaqësuesin e tij, avokatin H.J, e jep pëlqimin që të shkohet me vullnetin e tij në procedurë të ndërmjetësimit.

I dëmtuari C, më tutje ka shtuar se tërhiqet nga kërkesa për dy mijë euro dëmshpërblim që ia kishte kërkuar me marrëveshje të akuzuarit, ku nga tre mijë euro të kërkuara, ai një mijë euro ia kishte dhënë.

Mbrojtësi i të akuzuarit C, avokati J.B, ka deklaruar se procedura e ndërmjetësimit është forma më e mirë që duhet të praktikohet sepse e parasheh edhe ligji edhe palët deklarohen në mënyrë të vullnetshme, e për këtë është i gatshëm edhe i mbrojturi i tij C.

Gjyqtari S.S, pasi që mori pëlqimin nga ana e të dëmtarit dhe të akuzuarit që kjo lëndë të shkojë në ndërmjetësim, me aktvendim vendosi që procedura penale ndaj të akuzuarit C, të ndërpritet dhe të përgatitet lënda për procedurë të ndërmjetësimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 11 maj 2016, rreth orës 17:00, në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit, saktësisht në oborrin e të dëmtuarit, i akuzuari A.C, me qëllim të shkaktimit të lëndimit e kishte sulmuar fqinjin e tij tani të dëmtuarin Gani Cani.

Sipas aktakuzës, ai e kishte kapur për fyti të dëmtuarin duke e goditur me grushte disa herë në pjesë të trupit, pastaj edhe tek syri i djathtë, me ç ’rast atij i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë, sipas aktakuzës, i akuzuari C,  akuzohet, se e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Artikull nga: https://betimiperdrejtesi.com/shkon-ne-ndermjetesim-lenda-ndaj-te-akuzuarit-per-lendim-te-lehte-trupor/

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...