Grupi i Grave në Lipjan në krye ne Kryesusen Linda Shahini, falenderonë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbeshtetën fushatën vetëdijsuese kundër kancerit të gjirit.
“Fillimisht, falenderojmë të gjitha gratë, të cilat më pjesëmarrje masive dhe me vullnetin më të madh shprehen gatishmerië për të marrë pjesë në këto ligjerata. Gjithashtu, Grupi i Grave në Lipjan falenderonë Kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, që mbeshteti këtë fushatë nëpër fshatrat e Komunës së Lipjanit”, shkruan Grupi i Grave Lipjan.
Po ashtu tutje thuhet se një falenderim të madh, shprehim edhe për Dr. Merita Bytyçi, që me vullnetin më të madh ligjeroi rreth kancerit të gjirit në këtë fushatë. Falenderimet të mëdha shkojnë edhe për Drejtorinë e Shëndetësisë, mediat qendrore dhe lokale, që ndihmuan në informimin e qytetarëve dhe të gjithë ata që në menyrë vullnetare ndihmuan në organizimin e kësaj fushate.
Kjo fushatë është inicuar nga Kryesuesja e Grupit të Grave, Linda Shahini, në bashkëpunim me shoqaten e gruas “Dritarja” dhe është mbështetur nga zyra e Kryetarit të Komunes, Imri Ahmeti,


