Lipjan: Një nxënës dyshohet se u ther me thikë

PUBLIKUAR

Një person është ther me thikë në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, afër një parku.

Rastin për LipjaniNews e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13 në rrugën Avdi Kelmendi në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë është lënduar një person. Me rastin po merren njësitet përkarëse”, tha ajo.

Dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës 15-vjeçar të shkollës “Adem Gllavica”.

Siç raportojnë mediat, mes tij dhe një personi tjetër të po të njëjtës shkolle ka pasur një përleshje, shkaku i së cilës nuk dihet.

Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

I dyshuari, një 17-vjeçar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...