Lipjan, Drejtoria e Inspektoratit me urdhër për furrat e bukës

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan gjatë muajit janar ka inspektuar të gjitha furrat e bukës në qyetatin e Lipjanit që sipas raportit për muajin janar thuhet se të gjitha mangësitë në këto furra i është dhënë udhër me procesverbal për përmasimin e tyre. Gjithashtu gjatë këtij muaji janë kontrolluar kompanitë e autobusëve për Licens dhe për respektimin e rendit të udhëtimit. Janë inspektuar deponit ilegale të mbeturinave në qytet dhe në disa fshatra, transmeton LipjaniNews

Gjatë këtij muaji kemi puna rreth identifikimit të bizneseve të pa regjistruara MTI, dhe pa pranime teknike të lokaleve afariste për plotësimin e kushteve tekniko higjeno sanitare, kemi kontrolluar marketët ushqimore nëpër fshatra Llugaxhi, Grackë e Vjetër bizneset rreth afatshmërisë së mallit ,kushtet e ruajtjes së mallit, faturat e furnizimit me mellë dhënien e faturave për shërbimet e ofruara konsumatorëve, çmimet e vendosura në artikuj, s dhe respektimin e ligjit të duhanit kryesisht restorantet dhe kafiterit etj. Kemi bërë fletëparaqitje për kundërvajtje për shkak se gjatë inspektimit kemi hasur në parregullsi ku nuk i është dhënë faturave konsumatorëve, po ashtu kemi shqyrtuar një ankesë të konsumatorit i cili kishte blerë barna dhe nuk i është dhënë fatura, ne i kemi shqyrtuar ankesën e konsumatorit dhe i kemi marrur masat e duhura komfor ligjit.

Janë inspektuar marketet ushqimore për respektimin e orarit të punës. Është menaxhuar tregu ku kemi larguar të gjithë shitësit ambulant nëpër rrugë dhe trotuare ku janë vendosur të gjithë brenda në treg. Gjatë muajit Janar janë inspektuar të gjitha furrat e bukës që gjinden në qytetin e Lipjanit, për të gjitha mangësitë i është dhënë urdhër me procesverbal për përmirësimin e tyre. Për veç furrave është inspektuar edhe një përpunues i kafes. Ne thertore janë inspektuar kafshët për therje. I kemi shqyrtuar kërkesat e palëve ku jemi dale në vend ngjarje sipas kërkesës së palëve në f.sh Shalë, Magurë, Vrellë, Rufc i Vjetër në lidhje me ndotjen e puseve nga plehrat e kafshëve, dhe parregullsive tjera, të cilëve u është dhënë urdhëresë me procesverbal për mënjanimin e parregullsive, thuhet në raport.

Është inspektuar në f.sh Banullë për probleme që ka shkaktuar uji i të reshurave atmosferike si pasoj e mbylljes së kanaleve nga disa qytetar, të cilëve u është dhënë urdhëresë për hapje.

Janë inspektuar deponit ilegale të mbeturinave në qytet dhe në disa fshatra. Është mare aksion në f.sh. Ribar i Madh pastaj në Lagjen Re në Lipjan në lidhje me mbeturinat, ku janë inspektuar familjet shpi për shtëpi dhe ndaj të gjitha atyre familjeve të cilat nuk kanë dorëzuar mbeturinat K. Pastrimi, nuk kanë pasur kontratë, me procesverbal janë urdhëruar që të bëjnë kontratë me kompaninë përkatëse për bartjen e mbeturinave, me qellim të ndalimit të hedhjes në deponi të egra apo ndezjes së tyre. Gjatë këtij muaji në lëmin e trafikut është bërë inspektimi në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Vrellë ku kemi bërë disa pika kontrolli në lidhje me auto-taksi të cilët po tentojnë të ushtrojnë veprimtari ilegale, po ashtu është bërë edhe kontrollimi i auto-taksive të cilët ushtrojnë veprimtari legale në bashkëpunim me policin kufitare të Aeroportit. Gjithashtu gjatë këtij muaji kemi kontrolluar kompanitë e autobusëve për Licens dhe për respektimin e rendit të udhëtimit. Në këtë muaj edhe për kundër temperaturave te ulta investitorët e ndryshëm punuan mirëpo të gjithë ishin me Leje ndërtimi, dhe te gjithë respektuan projektin kryesor dhe lejen e ndërtimit. Kjo është edhe motoja e jonë që ti bindemi qytetarët që të pajisen me leje ndërtimi, mos të ndërtojnë pa leje jo ti ndëshkojmë me dënim por ti vetëdijesojme, ku edhe ja kemi arritur, thuhet në raport.

Në vazhdën e inspektimeve ishin barnatoret bujqësore në qytet dhe në disa fshatra ku është inspektuar për afatshmërin e pesticideve, licencat e farërave, plehrave ushqimet e kafshëve dhe koncentratet. Për të gjitha parregullsitë është dhen urdhër me procesverbal dhe me aktvendime për eliminimin e tyre./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...