Lipjan, administrohen 142 targa të përkohshme

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare

Ndërsa në Lipjan 142 targa.

Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti.

“Gjatë periudhës 20 – 22  Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare.

Tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar 1616 tabela plotësuese, ndërsa në Merdare 1309.

Në Muçibabë janë administruar 695 tabela plotësuese teksa në Jarinje e Bërnjak janë administruar 24 tabela plotësuese.

Detajet i gjeni në grafikën më poshtë:

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...