Dje nga njësitet policore të Lipjanit janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kenë kryer disa grabitje.
Gjithashtu pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrollimi i një lokacioni ku policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë raportuara si të grabitura.
“Lipjan, Lidhur me rastin me 04.06.218 janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar: një mashkull K/Shqiptar- i mitur, dhe një femër K/Shqiptare, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia nga raporti 24 orësh.
/LipjaniNews/


