Në një intervistë për LipjaniNews Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeit ka folur rreth gjendjes aktuale në Lipjan, Ahmeti është shprehur i kënaqur me punën që është bërë nga kabineti i tije, dhe se është respektuar ligji, po ashtu ai ka thënë se qyteti Lipjanit mund të bëhet me ngrohje vitin e ardhshëm.
“Kemi kërkuar nga kompanitë projektuese që të ofertojnë që të shohim projektin se si do të duket, cili do të jetë varianti i instalimit, është rrënuar sistemi në tersi, dhe na duhet një projektim i ri që duhet të bëhet pastaj ta gjemë mënyrën e investimit”, ka thënë Ahmeti, transmeton LipjaniNews
Banorët e qytetit në Lipjan e kanë cilësuar këtë si njërin ndër problemet me të cilat përballen veçmas ata që jetojnë në objekte kolektive të banimit.