Limaj tregon prapaskenat: TMK u themelua në Pentagon, na i propozuan tre palë uniforma

PUBLIKUAR

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka rrëfyer sesi ishte formuar TMK-ja pas lufte.

Ai tha se çështja e TMK-së ishte vendosur në Pentagon.

Sipas Limajt, iu është kërkuar një politikë e mençur, duke thënë rezultat i asaj sot “Vjosa Osmani bën parada me ushtri”.

“E kemi thirr gjeneralin, dhe jemi zhdukur ja dy javë, gjenerali ka qenë diku në Korenë e Jugut. Insistimi jonë ka qenë nga UÇK-ja në ushtri. Ju jeni këtu po doni me u bë ushtria e Kosovës, nuk jeni gati. Na duhet një urë, me ndërtu një urë. Duhet të jeni të durueshëm, të kujdesshëm. Cila ishte ura, ura që sot po bën parada Vjosa Osmani me burrin e saj çdo ditë është TMK-ja. TMK-ja në Pentagon është vendosur”, ka thënë Limaj.

Ai në Pressing të T7 ka treguar edhe që iu janë propozuar tri uniforma që të përzgjidhnin.

Ka treguar që në fund vendosën për atë që e kishte TMK-ja, duke thënë se ishte më e afërt me atë të UÇK-së. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...