Limaj: Shkarkimin e rektorit e bënë ata që po shprehin keqardhje

PUBLIKUAR

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu.

Ai aludon në njerëzit e PDK-së, se janë ata që e shkarkuan rektorin, e tani shprehin keqardhje.

Postimi i plotë i Limajt në Facebook:

“Vendimi për shkarkimin e Rektorit është një akt i papranueshëm dhe si i tillë cenon sferën më të rëndësishme të shoqërisë, rinisë dhe të ardhmes së shtetit tonë.

Autorët real, ata hipokritët e këtij vendimi ( ata që shtyen anëtarët e këshillit drejtues të UP-së, të marrin këtë vendim për shkarkim), e që tashmë pretendojnë të shprehin keqardhje për këtë veprim, kanë degraduar secilin cep të këtij shteti, edhe ashtu shumë të brishtë.
Unë kërkoj urgjentisht që ky vendim të revokohet dhe të sigurohet paanshmëri dhe mbajtja larg politikës nga tempulli ku ndërtohet ardhmëria e këtij vendi. F. L.”
(sic.), ka shkruar Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...