Limaj në Lipjan kërkon angazhim për protestën e 17 shkurtit

PUBLIKUAR

Nisma për Kosovën, mbajti mbledhje me kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Në këtë takim kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke folur për situatën aktuale në vend, kërkoi nga kryetarët e degëve që të angazhohen në mobilizimin e qytetarëve për protestën e 17 shkurtit.
Sipas një komunikate të Nismës, Limaj citohet të ketë thënë se kjo protestë është në të mirë të të gjithë qytetarëve .
“Për protestën e 17 shkurtit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve, ku askush dhe asgjë nuk do mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës me pjesëmarrjen e tyre në protestën madhështore e paqësore që u mbajt më 9 janar”, tha Limaj
Kryetari Limaj ka kërkuar nga kryetarët e degëve, që të bashkëpunojnë sa më shumë me organet e rendit, me qellim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më dinjitoze e paqësore e gjithashtu ka kërkuar nga kryetarët e degëve që të dërgohet mesazhi tek protestuesit për tu distancuar nga çdo akt i mundshëm i dhunës, nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës.
Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të Nismës për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet të mërkurën, më 17 shkurt, në ora 14:00, në Prishtinë.
Në këtë takim është folur edhe për çështje tjera organizative të Nismës për Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...