Limaj: Filluan me mashtrim të madh

PUBLIKUAR

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj vazhdimit të bisedimeve me Beogradin, dhe arritjes së marrëveshjeve mes të dyja shteteve.

Sipas Limajt, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, pjesëmarrës në bisedime, filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda.

“Filluan me mashtrim të madh. Filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë ato duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur, dhe me këtë përfundimisht duke e ndarë Kosovën edhe në mënyrë faktike dhe këtë me marrëveshje ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...