Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke shpjeguar rëndësinë e një prej pikave të rendit të ditës, themelimin e strukturës për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.
“Sot para nesh kemi një mbledhje mbase më të shkurtër sesa zakonisht, por me një pikë të rëndësishme në rendin e ditës. Po e themleojmë strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit”, tha Kurti.


