
Në bazë të punës sonë monitoruese të drejtpërdrejtë dhe në bazë të vlerësimeve me anë të fletë notimit kemi konstatuar këto fakte:
Vazhdohet ende më tutje që të mos harmonizohet statuti i Komunës së Lipjanit me ligjet aktuale në fuqi, ku kemi një mos përputhje në mes Statutit Komunale ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008) dhe ligjet aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës. Statuti Komunal i Komunës së Lipjan edhe pas ndryshimit të bërë në vitin 2013, me shtimin e tre drejtorive të reja komunale, prapa se prapë është në kundërshtim me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, ku në bazë të këtij ligji Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka 11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.
Është edhe më interesante se në ueb faqen e Komunës është i prezantuar Statuti Komunal i aprovuar me datën 26.09.2008, pa ndryshimet e bëra në vitin 2013.
Vazhdohet ende bojkoti edhe gjatë kësaj periudhe kohore nga subjekti politik i PDK-së në gjitha komitetet e Kuvendit komunal, si partia me e madhe me numrin e kuvendareve në Kuvendin komunal, si pasojë e pakënaqësisë me formulën e përfaqësimit të tyre nëpër komitetet,
Top treshja me aktive nga ana e deputetëve të kësaj legjislature për periudhën Qershor- Nëntor 2014 është: BLERIM GASHI nga AKR-ja me 65 pikë, FLORENT HOXHA nga PDK-ja me 57 pikë dhe RAMIZ QIRIQI PSD 46 Pikë,
Top 6-ta më pasive në Kuvendin Komunale për periudhën Janar-Qershor 2014 përbëhet nga deputetet: ARTON RETKOCERI LDK 0 Pikë, NAIM JAHIRI LDK 0 Pikë, ALBULENA GASHI AKR 0 Pikë, XHAVID MAHOLLI PD 0 Pikë, këta dy të fundit i kanë nga -2 pikë për arsye të mungesës në dy seancat pas vendimit të subjektit politikë të PDK-së për bojkot, RAGIP ZEJNULLAHU dhe VLORA BUJA.
Po ashtu, kemi tendencë të rritjes së pyetje parlamentare që ju drejtohen ekzekutivit të komunës së Lipjanit nga ana e kuvendarëve krahasuar me legjislaturën e kaluar dhe kjo është një shenjë pozitive,
Në legjislaturën e re 2013/2017, është për tu çuditur edhe pse nuk janë paguar në mënyrë të rregullt anëtarët e komiteteve si përfaqësues të organeve të Kuvendit komunal, është rritur numri i anëtareve në këto komitete nga 40 në 56 anëtar sa ka pasur në legjislativin e kaluar,
Prezenca në mbledhjet e Kuvendit komunal të drejtorëve të drejtorive komunale, krahasuar me legjislaturën e kaluar është e kënaqshme, po thuajse se të gjithë drejtorët janë prezent në mbledhjet e kuvendit,
Po ashtu kemi konstatuar mos efikasitet të punëve të Komiteteve të formuara me përjashtim të komitetit për politikë dhe financa,
Rekomandimet:
Harmonizimi i Statutit Komunale me ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008) dhe ligjet aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës, gjegjwsisht me me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008.
Një opozitë me e zëshme për artikulimin e interesave të qytetareve karshi ekzekutivit të Komunës së Lipjanit,
Delegatet e Kuvendi i Komunës së Lipjanit duhen të jenë më aktivë dhe më efikas , e sidomos nëpër komitete./YAHRR/gazetaora/


