Lidhu Shqip, rrjeti më i ri social në shqip

PUBLIKUAR

lidhu-shqip-rrjeti-m-euml-i-ri-social-n-euml-shqip_hd

Rrjetet sociale tashmë janë bërë një fenomen global, në të cilin edhe ne jemi shumë prezent. Mirëpo, nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që mund ta realizojnë një platformë të tillë, pasi që kësaj radhe, disa zhvillues kosovarë e kanë ndërtuar një shërbim të ngjashëm me Instagram, të cilin e kanë quajtur Shqip.

Disa të rinjë nga Prishtina kanë plane ambicioze në sferën digjitale. Përkatësisht, ata kanë marrë guximin të fillojnë me realizimin e një projekti të jashtëzakonshëm të krijimit të një rrjeti social të ngjashëm me Instagram, dhe projekti i tyre quhet Shqip.

Janë ArbërRma, ArgjentAL, FirStCoodeAL dhe the*pooweerAL ata të cilët e kanë realizuar projektin që pritet së shpejti pritet të lëshohet edhe në në trevat shqiptare, dhe të marrë përdorues të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Aktualisht, projekti për ndërtimin e këtij rrjeti social është në dispozicion vetëm në gjuhën angleze dhe atë holandeze, mirëpo krijuesit e saj thonë se është duke u punuar në vazhdimësi që versioni shqiptar i “Instagram” të sillet edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhët tjera botërore.

Të gjithë ju që nuk keni durim për versionin në shqip, dhe dëshironi ta keni llogarinë tuaj në këtë shërbim, duhet ta vizitoni faqen: www.lidhushqip.org.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse projekti më i ri digjital nga Prishtina do të arrijë sukses. Telegrafi.com do ta përcjell këtë projekt edhe në të ardhmen, dhe do të ju njoftojë për të gjitha të reja lidhur me rrjetin social të krijuar nga zhvilluesit shqiptar. (Telegrafi)

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...