Duke pasur parasysh gjithë aktivitetet diplomatike dhe vendimet e mëdha që i marrin e të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve nëpër gjithë botën, shpesh na ndodh të harrojmë se edhe liderët botërorë janë njerëz si të gjithë të tjerët.
Që të na e kujtojë këtë është përkujdesur artistja me origjinë italiane, Cristina Guggeri.
Ajo ka realizuar një seri të pikturave të quajtur “Nevojat ditore”, ku paraqet liderët më të mëdhenj botërorë duke kryer nevojat fiziologjike në banjë.
Sipas saj, kjo është mënyra më e mirë për t’ua kujtuar njerëzve se, liderët botërorë janë para së gjithash njerëz./gazetaexpress/









![Liderët botërorë para së gjithash janë njerëz [FOTO] Liderët botërorë para së gjithash janë njerëz [FOTO]](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2015/01/633x347/1_7679.jpg)

