LG G5 prezantohet muajin e ardhshëm

PUBLIKUAR

LG tashmë i ka dërguar ftesat zyrtare për ngjarjen mediale në të cilën do ta lansojë modelin e saj më të ri të telefonit – LG G5.

Lansimi zyrtar i këtij modeli pritet të bëhet në Kongresin Botëror Mobil muajin e ardhshëm.

Edhepse nuk ka informacione zyrtare për specifikat e mundshme të LG G5, në rrjedhjet e shumta që kanë ndodhur online thuhet se telefoni do të vijë me procesorin Snapdragon 820, 3GB RAM dhe 32GB memorie.

Ekrani i LG G5 do të jetë 5.4 inç, në quad-HD (2K), edhe pse mund të ndodhë që ky model të sjell edhe cilësinë e ekranit në 4K.
Ngjarja për lansimin e LG G5 do të mbahet më 21 shkurt, dhe telefoni thuhet se do të ofrojë edhe mundësinë e heqjes së baterisë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...