LG G Watch R del në shitje në tërë botën

PUBLIKUAR

LG G Watch R del në shitje në tërë botën

Dje gjatë ditës ishte thënë se LG G Watch R do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar prej sot, dhe tani LG edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se ora e saj e mençur do të lëshohet në nivel global.

LG G Watch R sjell versionin e fundit të përditësimit me Android Wear, ndërsa ora do të fillojë të shitet në Francë, Spanjë, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar që nga fillimi i muajit nëntor, për tu pasuar më pas edhe në Amerikën e Veriut, Azinë dhe vendet tjera.

Disa nga specifikat e orës LG G Watch R, përfshijnë, procesorin me 1.2GHz nga Qualcomm, Snapdragon™ 400, ekranin me 1.3-inç në P-OLED Display (320 x 320), memorien me 4GB eMMC / 512MB RAM, baterinë me 410mAh, sensorin 9-Axis (Gyro / Accelerometer / Compass), barometrin, PPG (monitorin e matjes së të rrahurave të zemrës), dhe funksionin e të qenit rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Çmimi fillestar i orës së LG do të jetë 230 funta. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...