Lenovo, i katërti në botë për telefona të mençur mobil

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Lenovo, i katërti në botë për telefona të mençur mobil

Prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve personal Lenovo, është duke arritur rezultate të mira në treg, ndërsa sot kompania kineze tha se ka gjeneruar rritje të profitit në shumën prej 19 për qind.

Rritja e shitjeve i atribuohet shitjes së mirë të telefonave të mençur mobil dhe kompjuterëve personal, ndërsa Lenovo është duke synuar ti rrisë edhe më shumë pjesëmarrjet e saj në tregjet respektive.

Lenovo ka thënë se fitimi i saj neto ka arritur në 262.1 milionë dollarë për tremujor, nga 219.7 sa kishte një vit më parë. Të ardhurat e përgjithshme u rritën nga 9.77 miliardë dollarë në 10.48 miliardë dollarë, apo 7 për qind.

Prodhuesi kinez jo vetëm që kontrollon rreth 20 për qind të tregut botëror në segmentin e kompjuterëve personal, por tani ka arritur ta pozicionojë veten mirë edhe në tregun e telefonave të mençur mobil.

Me 16.9 milionë njësi të shitura gjatë tremujorit, Lenovo është shitësi i katërt më i madh i telefonave të mençur mobil në botë.
Për më shumë, Lenovo kohët e fundit përfundoi blerjen e Motorola Mobility nga Google, e cila i jep një pikë mbështetje edhe në tregun e SHBA-ve. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...