Mëngjesin e sotëm, në vendin tonë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti.
Mësohet se epiqendra ka qenë në qytetin e Dibrës, me magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundja 4.4 e shkallës Rihter ishte me epiqendër në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë.
Ende nuk ka raportime për dëme, ndërsa mësohet se banorët janë trembur.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Lajm në përditësim…



