Ledri dhe Cozman takohen në Ulqin, për çfarë arsye? (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, dhe ish-ylli i Babastars, Ledri Vula, janë parë bashkë në Ulqin.

Cozman i cili performoi bashkë me Tunën në një koncert mbrëmë në rivierën turistike shqiptare, gjatë ditës ka qëndruar në Ulqin me ekipin e tij, vetëm pak ditë pas u lirua nga akuzat dhe arresti të ngritura nga një gjykatë në Shqipëri.

Dhe aty, ai takoi ish-anëtarin e Babastars, Ledri Vulën, i cili edhe aktualisht po shijon suksesin e këngës “Shumë Pis” në bashkëpunim me Era Istrefin.

Vetëm pak ditë më parë ishte Cozman që postoi një fotografi në Instagram, ku ironizoi me gjithë skenën muzikore që pretendonin se kanë rekorde, e në mesin e këngëve të reja të lansuara ishte edhe kënga e Ledrit. Pavarësisht se nuk u precizua nëse ishte thumbim për Ledrin, fansat e morën ashtu dhe një pjesë e mediave shqiptare.

Tash ata janë takuar në Ulqin, ku sipas burimeve të Telegrafit u zhvillua një takim miqësor dhe relaksues, mes dy miqve të vjetër.

Nuk dihet nëse ky është një përafrim i Ledrit me Babastars, por natyrisht se kjo fotografi nuk do t’i pëlqejë aspak Getoar Selimit, liderit të Babastars i cili ka tash e dy vjet që nuk flet me Ledri Vulën.

Si do që të jetë, Cozman po dëshmon se për të problemet e të kaluarës mes Getit, Ledrit dhe Skivit nuk kanë rëndësi dhe gjithçka ndodhi mes tyre e ai ka mbetur shok i mirë me Ledrin që sot po vazhdon karrierën solo.

“Kemi dalë këtu pari… #Familje #KohaPerMojito”, ka shkruar Cozman në foton me Ledrin në Instagram.

Ka kohë që Cozman po paralajmëron projektin e ri, xhirimet e të cilit do t’i nisë brenda 24 orëve, dhe ky po vjen në bashkëpunim me Tunën, punuar nga Zzap n’Chriss në muzikë.

A ia ka treguar Cozman shokut të tij Ledrit këngën që do të rivalizojë për hitin e kësaj vere tashmë projektin e tij të lansuar “Shumë Pis”? Kjo nuk dihet…

Ledri Vula u largua para tri vitesh nga Babastars, pas telasheve në jetën private që e bënë atë të ndihet i zhgënjyer me një pjesë të shokëve pikërisht të ‘labelit’ Babastars. Që nga ajo kohë ai pushoi dy vjet, për t’u rikthyer para një viti e gjysmë në skenën muzikore, e ku tash llogaritet si një prej reperëve më përfitues.

Prej miqve të vjetër të Babastars, ai duket se raporte të mira ka mbajtur vetëm me Cozman. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...