Lata, Remi e Mehmeti: Jemi të pafajshëm

PUBLIKUAR

Tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Zona Operative e Llapit, Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, deklaruan se nuk kanë bërë krime gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Ata këto dëshmi i paraqitën, të mërkurën, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ku është mbajtur seanca gjyqësore e shkallës së dytë. Seanca është mbajtur pas ankesave të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurve në lidhje me aktgjykimin fajësues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në qershor të 2013-s.

Kjo e fundit i kishte shpallur fajtorë që të tretë me arsyetimin se i kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore të ndaluarit në Llapashticë, i kanë torturuar, ua kanë cenuar integritetin trupor, etj.

Për këtë vepër penale, që ka qenë pika e tetë e aktakuzës fillestare, si dhe bazuar në një vendim të mëhershëm që e ka marrë formën e prerë Latif Gashi në 2013-n është dënuar me një dënim unik prej gjashtë vjetësh, Rrustem Mustafa ishte dënuar me katër vjet, ndërsa Nazif Mehmeti me tri vjet heqje lirie. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...