Lansohet kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision (Video)

PUBLIKUAR

Radio Televizioni Shqiptar e ka prezantuar këngën me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në ‘Eurovision Song Contest 2015’.

“I’m Alive” titullohet kënga me tekst të Sokol Marsit dhe muzikë të producentëve nga Kosova, ZzapnChriss.

Videoklipi i këngës së Elhaida Danit është realizuar nga Pro Video.

Kujtojmë që Elhaida e fitoi Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Diell”, porse autori i këngës vendosi që ta tërhiqte atë duke e detyruar konkurrenten që të përfaqësohej me një këngë tjetër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...