Lama: Nëse Veseli nuk mund ta drejtojë seancën, të japë dorëheqje

PUBLIKUAR

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama deklaroi se nëse Kadri Veseli nuk është në gjendje ta drejtojë seancën e Kuvendit më mirë është të ofrojë dorëheqje.

Lexoni të plotë postimin e deputetes Alma Lama në Facebook:

“Nese Kadri Veseli nuk eshte ne gjendje ta drejtoje seancen e Kuvendit, eshte mire te jape doreheqje.

Ai po mbyll punimet ne vend qe t’ivazhdoje ato; ai po deklaron se sigurimi i Kuvendit nuk do te hyje ne salle, ne vend qe te citoje rregulloren e Kuvendit per situata te tilla. Sot beri gafen e radhes, mikrofonin e tij e vuri ne dispozicion te deputeteve qe po e bllokojne foltoren, ne vend qe te drejtoje seancen. Keto sjellje jane miratim i bllokades, per mendimin tim.

Bllokimi fizik i foltores dhe punes se Kuvendit eshte precedent i rrezikshem, ku pakica me dhune po tenton te imponoje qendrimet e saj, e kjo demokratike nuk eshte.

Nese opozita nuk pajtohet me Marreveshjen e Asosacionit, le ta sjellje ne Kuvend iniciativen per anulimin e saj dhe le te votohet per te. Pra le te triumfoje vullneti i shumices se deputeteve si perfaqesues te sovranit.

Bllokimi i foltores eshte rruge qorre” (sic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...