Kurrë mos ngisni makinën nën efektin e alkoolit: e ka konstatuar mbi lëkurën e saj Justin King, një 33-vjeçare nga Pensilvania që në 30 dhjetor të vitit që kaloi u ndalua për shkak të ngasjes së makinës në gjendje të dehur.
Por, kur i janë afruar dy policë për të verifikuar gjendjen e saj shëndetësore, ajo u gjet në ulësen e pasagjerit, e ulur mbi grykën e një shisheje whiskey.
Rastin e pazakontë e ka bërë publik faqja amerikane në internet, The Smoking Gun.
Pasi kishte shkaktuar një tjetër aksident me një tjetër mjet në mes të kryqëzimit, gruas i është afruar një makinë policie.
I fryrë pas përplasjes, airbag-u i makinës ka zbuluar menjëherë situatën ku ndodhej gruaja: lakuriq nga mesi e poshtë.
Sikur të mos ishte mjaftueshëm komplekse, situata është përkeqësuar nga fakti që ishte ulur mbi grykën e një shisheje whiskey “Black Velvet”.
Pavarësisht kërkesave për të veshur të mbathurat dhe pantallonat, gruaja përsëriti disa herë se nuk kishte me vete dhe se i kishte lënë në shtëpi, ndonëse policët i kishin parë që ndodheshin në ulësen e shoferit.
Duke parë gjendjen e dehur, King u transportua menjëherë në spitalin lokal për të kryer analizat dhe për të zbuluar në fund me saktësi praninë e alkoolit në gjakun e saj.
E akuzuar për ngasje të rrezikshme në gjendje të dehur, rezistencë ndaj policisë dhe dëm ndaj të tjerëve, gruaja nga Aliquippa pranë Pittsburghut duhet të paraqitet në gjykatë në 20 shkurt. /bota.al/


