LAJMI FUNDIT: Të premten bëhen publike emrat e Drejtorëve e nënkryetarëve të rinjë

PUBLIKUAR

Në fillim të javës së ardhshme Komunën e Lipjanit do ta gjejë me ekzekutiv të rijnë.

Kështu ka mësuar LipjaniNews nga burimet e veta, për këtë gjë, LipjaniNews ka pyetur Kryetarin Imri Ahmeti në lidhje me ekzekutivin e rinjë.

Ahmeti ka thënë se është në konsultimet përfundimtare në lidhje me emrimin e Drejtorëve të rijnë.

“Jam në konsultimet përfundimtare, dhe besoj që të premten në seancën inaugurese, ku do të bëhet edhe betimi, do të bëhet publik edhe emrat e Drejtorëve, dhe nënkryetarëve”, shtoi Ahmeti.

Po ashtu, ai ka pohuar se do të ketë edhe risi përmbajtësore, ditëve në vijim.

Kujtojmë, të premtën do të mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...