Lajcak zbarkoi në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, u prit nga Apostolova dhe shefi i KFOR-it

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është ndihmuar nga shteti zviceran me një aeroplan ushtarak për të arritur në Prishtinë, pas bllokimit të rrugëve ajrore si pasojë e pandemisë me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ai sot ka zbarkuar në aeroportin ushtarak të Prishtinës, ku është pritur nga shefja e Zyrës së BE’së në Kosovës, Natalya Apostolova, dhe shefi i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATOs KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e NATO-së në Prishtinë.

Nga NATO ndërkohë potencojnë se mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...