Labinot Tahiri: Jo kovë me ujë, por të japim gjak

PUBLIKUAR

00_12_14088603232069986528
Këngëtari nga Ferizaji Labinot Tahiri – LABI i falenderon fansat që e kanë nominuar për të hedhur një kovë me ujë, por Labi ka zgjedhur një metodë ndryshe për të ndihmuar të gjithë të sëmurët.
Ai në një prenoncim për TetovaSot thotë se në vend të kovës me ujë, le të japim gjak. “Kovë me ujë, apo ( kofe me ujë) shumë mirë! Qdo njeri po mundohet të jap humanizmin e tij me këtë lojë nepër Botë, e qmoj edhe unë edhe shumë të tjerë!! Isha dhe unē i nominuar dhe i falenderojë ata që më nominuan , por nuk e kam bërë një gjë të tillë! Unë kam një lojë tjeter që ēshtë më e rendsishme për të gjithë ne, të organizojmê nëpër disa vende ku ka nevoj të dhurohet gjak, me qellim që ata që kanë nevojë për ndonjë rast të rënd mos të paguajnë pēr ndonjë dozë gjaku!

Unë bëjë thirje , në ditēt që do të fillojë ,qê të gjithë ata që kanë vullnet dhe i gjithë publiku im kado që kam, të më ndjekin mua dhe sê bashku të ndihmojmë me kete gjest humanitar në qdo vend të Kosovës! Pas 1 shtatorit do tē fillojmë se bashku të furnizojmë qendrat e transfuzionit të hjakut, le të bëjnë dhe ata tē tjerët nëpër Botë këtë lojë për ne” tha Labinot Tahiri – Labi për TetovaSot.

Ndryshe në shenjë solidarizimi të gjithë figurat publike në mbarë Botën donojnë shuma të ndryshme parash si dhe nga një kovë me ujë mbi kokë si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore që ka si qëllim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerozë amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Kjo është një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës së kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve të vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, lëvizjes së gjymtyrëve.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...

Brikenën e “tradhton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Prime-i i mbrëmshëm në “BBVA” u takoi Brikenës dhe Mateos. Përveç se shkëmbyen puthjen e...

Hygerta Sako flet për papastërtinë në Big Brother: Ka njerëz që në 2026 akoma nuk lahen

Finalistja e këtij edicioni, Hygerta Sako, e ftuar në një intervistë për RTV Dukagjinin,...