LAA organizon tryezë për dalje nga kriza, nuk e fton vetëm PAN-in

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa (LAA) të enjten në ora 11:00 do të organizojë tryezë diskutimit ku do të propozohen modalitetet për zgjidhjen e krizës në vend.  Ai në këtë tryezë ka ftuar edhe lëvizjen Vetëvendosje, minoritetet dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese.

Në njoftim thuhet se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit kanë prodhuar një rezultat zgjedhor, i cili është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 08 korrik 2017 .

Më tej thuhet se me një vonesë të konsiderueshme, presidenti i Kosovës ka thirr seancë konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 3 gusht 2017 .

“Nga ajo datë e deri më tani janë mbajtur edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, në të cilat koalicioni PAN që ka dal i pari sipas numrit të votave, nuk ka marrë pjesë në seancë. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka të drejte të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vijë nga koalicioni PAN”, thuhet në njoftimin e LAA-së.

Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve te dala nga zgjedhjet, LAA do të organizojë tryezë diskutimi më 16 gusht 2017, në orën 11.00 në Kuvendin e Kosovës.

“Qëllimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftim.

Në tryezë janë të ftuar deputetët e koalicionit LAA, të lëvizjes Vetëvendosje, minoritetet si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike.

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...