Në Gaza të Palestinës, ka bërë parakalim një makinë, që është ‘kapur nga forcat izraelite’. Por, me të shikuar me kujdes, shihet se është duke lëvizur me rrotë gome, ndërsa pjesa e jashtme është një improvizim nga druri.
Për këtë makinë është thënë se është marrë nga forcat izraelite gjatë një luftimi, transmeton Telegrafi.
Fotografia e plasuar në rrjete sociale është komentuar në forma të ndryshme, ku bëhet mahi lidhur me mashtrimin.
“Nuk e kemi ditur se tanku ecën me rrotë gome”, thuhet në një koment.
“Duket më shumë si një parakalim në festival, se një kërcënim”, vijon komenti tjetër. /Telegrafi/


