
Finlandezi Ismo Leikola është fituesi i garës së komedisë të mbajtur në Las Vegas. Ai mori titullin e personit më qesharak në botë.
Ai ia doli të zë vendin e parë dhe të fitojë 10 mijë dollarë. Të dytin vend e zuri Saad Haroon nga Pakistani, ndërsa të tretin Mustapha El Atrassi nga Franca, transmeton Telegrafi.
Leikola tregoi shumë barsoleta origjinale, por ajo që nxiti më shumë të pranishmit ishte kjo: “Shtet nuk i kanë borxh njëra-tjetrës. Shtetet u kanë borxh bankave. Nëse shtetet u kanë borxh bankave, sa budalla janë ato për të paguar. Shteti ka ushtri. Banka ka katër arkëtarë dhe një pastrues”. /Telegrafi/


