Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë i paqëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për parashikimin e motit gjatë pesë ditëve.

Sipas IHMK-së, të hënën është paraparë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë edhe reshje të shiut.

Temperaturat do të jenë të ngjashme me ato të kësaj jave.

Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën.

Edhe të mërkurën do të ketë mot me diell e vranësira, ndërsa reshjet e shiut do të jenë më të fokusuara në relievin malor.

Ngjashëm do të jetë edhe të enjten e të premten.

Parashihet edhe shkarkime rrufesh gjatë këtyre ditëve, e në disa zona mund të bie edhe breshër.

Reshjet me sasi më të madhe priten në rajonin e Dukagjinit.

“Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bjerë breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike. Pra, siç po vërehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet nga Instituti.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...