Ky është njeriu me punën më të çuditshme në botë (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

03-07-14-121318-2

George Aldrich për gati 40 vjet bënë një një punë shumë të çuditshme, për Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA). Në fakt, detyra e tij është që t’i marrë erë çdo gjëje që do të dërgohet në hapësirë.

Aldrich zakonisht “nuhatë” gjërat që bartin astronautët, si libra, rroba, syze, ngjitës, dhe pjesë të pajisjeve të veçanta.

Puna e tij është me rëndësi të madhe, sepse edhe era më e vogël mund të mbijetojë për vite në stacionin e hapësirës dhe të ndikojnë në shëndetin e astronautëve.

Nëse George nuk arrin të identifikojë një rast të vetëm problematik, i tërë misioni mund të jetë në rrezik, thonë ekspertët.

“Këtu në tokë edhe nëse ka një erë të keqe, si ato që vijnë nga tualetet, pas një kohe zhduken. Ajo çfarë e bën erën të largohet, është përzierja me ajër, por në stacionin në hapësirë apo anije nuk e ka atë ajrin ekstra. Ne nuk mund të hapim dritaren dhe ajri i freskët të hyjë brenda”, thotë Suzana Harper, menaxhere e laboratorëve të nuhatjes në NASA.

Aldrich operon në qendrën e hapësirës, “Lyndon B. Johnson” për 38 vjet. Kur u pyetën se çfarë mendojnë të afërmit e tij në lidhje me punën e tij ai thotë: “Miqtë e mi dhe familja mendojnë se jam pak i çmendur” .

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...