Një video interesante është duke bërë gjiron e botës, në të cilën shfaqet një balenë gjigante e cila ishte lidhur nga një rrjetë peshkimi, të cilën ia largon një zhytës profesionist, raporton Daily Mail.
Por është interesant fakti se si balena e cila ishte lidhur me rrjetën e peshqve e cila me kalimin e viteve kishte filluar ti futet në mish, nuk lëviz fare derisa zhytësi ia prenë me një thikë, transmeton Telegrafi.
I gjithë ky proces i shpëtimit nga rrjeta e peshkimit zgjat vetëm pak sekonda, që tregon qartë se si duhet të kujdesemi për ambientin në të cilin jetojmë. /Telegrafi/







