Para dy vitesh, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara është arrestuar një mashkull, nën dyshimin për vjedhje. Por, Jeremy Meeks papritmas fitoi famë.
Falë pamjes së tij, ai është bërë i njohur në tërë botën, pasi është publikuar fotografia tij e arrestimit.
Ky burrë që e ka kryer dënimin me burg, nuk është përfolur shumë në medie kohëve të fundit, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ai është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ka plasuar në Facebook, një fotografi me djalin e tij.
Njëjtë si babai edhe djaloshi ka pamje shumë të mirë. /Telegrafi/



