Ky është aeroplani i së ardhmes – hidhni një sy brenda tij! (Foto)

PUBLIKUAR

Dita kur ne do të kërkojmë një dritare afër ulëses tonë në aeroplan, do t’i vije fundi. Kjo pasi që aeroplani i së ardhmes do të jetë i dizajnuar me disa dritare.

a2

Tek ata që tanimë po quhen “aeroplanët e së ardhmes”, dizajni i ri i kabinës do të thotë se çdo pasagjer do të ketë një pamje panoramike të qiellit, transmeton Telegrafi.

Aty, gjithashtu do të ketë një zonë luksoze të pajisur me ulëse lëkure, televizion me ekran të gjerë dhe pajisje tjera teknologjike.

a3

“Apartamenti fluturues” do të ketë edhe një kuzhinë dhe një dhomë fjetje dhe një hapësirë, plus një banjë me dush.

Aeroplani i së ardhmes – i quajtur Kyoto Airship – aktualisht është në fazat e projektimit dhe është duke u propozuar nga kompania ajrore braziliane Embraer.

Çdo aeroplan privat do të kushtojë rreth 55 milionë dollarë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...