Pas një diskutimi të gjatë rreth propozimit të Qeverisë për rishikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2015, Kuvendi i Kosovës i ka pasur votat e mjaftueshme që ta kalojë këtë propozim.
Me 61 vota për 17 kundër kuvendi ka miratuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e vitit 2015.
Deputetët opozitarë nuk e kanë përkrahur këtë propozim. /Telegrafi/


