Kuvendi Komunal miraton buxhetin për vitin 2019-2021

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës, sot nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së njëmbëdhjetë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.

Fillimisht Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti para deputetëve ka prezantuar raportin e punës së zyrës së tij, për periudhën Janar-Qershor 2018.

Në këtë seancë këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari Imri Ahmeti dhe drejtorët përkatës.

Po ashtu gjatë kësaj seance Kuvendi ka aprovuar, propozim vendim mbi ridestinimin dhe transferin e mjeteve të Buxhetit për vitin 2018, propozim vendim mbi aprovimin mbi aprovimin e Buxhetit për vitet 2019-2021, propozim vendim për miratimin e strategjisë dhe planit të veprimit për komunën mike për fëmijë (2018-2021), propozim vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës, propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për Bashkësisë Islame në Lipjan, ndërsa pika e rendit të ditës propozim vendim për zëvendësimin e antarit të Komitetit për Komunitete është shtyrë për seancën e ardhshme.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...